Moderatori i spektaklit të humorit në ABC “Kosherja”, Bes Kallaku ka bërë një monolog tepër emocionues, ndërthurur me notat e parodisë.
Mirëpo, ajo që preku më shumë ishte tema e këtij monologu, e cila lidhet me plakjen e popullsisë.
Kallaku i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të lindin fëmijë, madje edhe ata që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë.
Sipas tij, pasuria më e madhe që do lini pas vetes janë vetëm fëmijët.
Monologu i Bes Kallakut:
“Shqipëria është vendi ku të gjithë ankohen dhe askush nuk zgjidh asgjë. Madje do vij dita ku nuk do kemi më as ankesa, se kështu si ka nisur nuk do ngelet njëri që të ankohet të paktën. Të gjithë po ikin dhe përveç se po ikin nuk po lindin. Sipas statistikave ka një rënie të jashtëzakonshme të numrit të lindjeve në Shqipëri. Edhe pse ndodh kjo? Sepse sot, në ditët e sotme burri kur shkon 40 vjeç thotë: ‘Jam i vogël për atë punë unë. Kena moshë ne për atë gjë’.
Mirë kjo, por fenomeni tjetër femrat. Shkon 35-vjeç ajo ka bërë vetëm një fëmijë dhe thotë: ‘Hë mo kur do e lindësh të dytin. Jo më, të shëndoshem prap? Të humb linjat prap? Jo. Ore në këtë vend kanë ngel vetëm plaka dhe pleq. Kush do lindi këtu? Hajde se po punon plaku, po nuk prodhon plaka. Thoni shyqyr që ra kjo periudha e pandemisë dhe karantinës, hajt mo filloi çik fotokopja se ndryshe mesadha mo vëlla. Po e quajnë të pasurit e një fëmije lluks, ka për të na u bërë fëmija si dinozaurët që kanë jetuar dikur nga që po ikin të gjithë dhe këta që kanë ngel këtu tani thonë: ‘Fëmija, mos sa shpenzime ka që të bëj fëmijë unë’. E quajnë fëmijën shpenzim. Marrim një makinë llogaritëse dhe bëjmë një llogari të vogël. Fillojmë: ‘Pampersa, me çuçi, qumështin, me karrocën, me krevatin, me rrobat, jo për gjë po kemi hequr në kurriz vetë’. Edhe sot kjo është problem, kurse dikur ne të gjitha këto i merrnin borxh, por ama kishte pjellori mo vëlla. Shqipëria po plaket, po plaket, po plaket çdo ditë e më shumë. Edhe sot dhe emigrimin e kemi kthyer në tendencë, shkojmë jashtë, martohemi jashtë dhe nuk bëjmë fëmijë se nuk duan këto të huajt shuëm kalamanj. Jo mor vëlla, jo, ka lezet, jetonte robi në Shqipëri, mirëpo lindi more lindi. Rrini në Shqipëri ose rrini jashtë Shqipërie, po të paktën lindi mo vëlla lindi se pasuria më e madhe që do lini pas vetes tuaj janë vetëm fëmijët tuaj”. l.k/abcnews.al