Tre këshilla të zgjuara për kujdesin e thonjve në shtëpi

schedule16:13 - 11 Prill, 2021

schedule 16:13 - 11 Prill, 2021

Të kujdesemi për veten është gjithmonë një aktivitet i këndshëm në shtëpi. Një ndër pjesët më të rëndësishme të trupit janë edhe duart, të cilat kërkojnë vëmendjen e duhur. Nëse dëshironi të bëni vetë manikyrin tuaj dhe doni të arrini rezultatin perfekt profesional, më poshtë do të gjeni tre këshilla të zgjuara për kujdesin e thonjve tuaj, në mënyrë që të merrni rezultatet që gjithmonë keni dëshiruar lehtë dhe shpejt.

Përdorni vazelinë

Kur bëni vetë manikyrën tuaj në shtëpi me siguri do të keni vërejtur që gjatë procesitm boja lëviz drejt lëkurës.Për të shmangur këtë, vendosni pak vazelinë rreth kufirit ku përfundon thoi dhe fillon lëkura juaj. Vendosni llakun, prisni që manikyrja juaj të thahet dhe më pas lani duart mirë. Llaku që ra në vazelinë do të lahet menjëherë.

Mos prisni kutikulat

Prerja e zonës rreth thonjve, përveç se është e dhimbshme në shumicën e kohës, mund të ju rrezikojë nga infeksionet. Nëse dëshironi një lëkurë më të bukur në duar, vendosni pak vaj për kujdesin e thonjve dhe masazhojeni butë çdo ditë. Për një kohë të shkurtër do të shijoni rezultatet dhe do të shijoni ekstremitetet tuaja të përsosura dhe të buta.

I thani shpejt

Sekreti për të tharë shpejt manikyrin tuaj dhe për të kursyer kohë është në lyerjen e thonjve tuaj. Ekspertët rekomandojnë aplikimin e shtresës së hollë të llakut tuaj. Megjithatë, mos harroni të aplikoni produktin që ndihmon në tharjen më të shpejtë të llakut. Në fund, pak vaj në thonjtë tuaj pas disa minutash për të lagur thonjtë dhe kutikulat, do t’ju ndihmojë të shmangni ndonjë njollë dhe gërvishtje gjatë tharjes me ajrin e ftohtë të tharëses së flokëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!