Në emisionin e sotëm “Enxhi në botën e kafshëve” në ABC ka qenë e ftuar aktivistja për kafshët që merret me shëtitjet e tyre, Elona Ocka.
Ajo foli për gjithë kujdesin që duhet për qentë në çastin e ndarjes gjatë ditës nga i zoti. “Janë shtuar njerëzit që punësojnë dado për qentë e tyre.
Në botë është një profesion i përhapur shumë kohë me përpara, ndërsa në Shqipëri vitet e fundit. Bëhet një punë e madhe, dhe duhet vlerësuar” shtoi Elona./ Abcnews.al