Konyaspor është kthyer në një “strehë” për futbollistët shqiptarë. Alban Meha vite më parë shënonte eurogola për skuadrën turke, kurse tani janë tre të tjerë që po japin kontributin e tyre.
Vetëm njëri është pjesë e kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, kurse Erdin Daci luan me Maqedoninë e Veriut. I lëkundur mund të jetë Zymer Bytyqi, dikur pjesë e moshave të Norvegjisë.
Anësori, i cili ka qenë pjesë e Kosovës në një miqësore, sot ka shënuar edhe golin e parë me fanellën e Konyaspor, skuadër të cilës i është bashkuar në muajin janar.
Bytyqi nuk fali me një goditje brenda zonës, pasi topi ishte kthyer nga traversa dhe baraspeshoi rezultatin në ndeshjen me Sivaspor në transfertë. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1381214107819474946