Real Madrid arriti sot një fitore me shifrat 2-1 ndaj Barcelonës, shumë e rëndësishme për fatet e La Liga. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Los Blancos, Zinedin Zidane, që nuk komentoi shumë mbi penalltinë e padhënë ndaj Barcelonës në duelin mes Braithëaite dhe Mendy në fund.
“Ishte ndeshje shumë e mirë. E nisëm shumë mirë e më pas ishte e komplikuar sepse kundërshtari luajti shumë mirë. Arritëm një fitore të merituar, kishim shanse të shënonim golin e tretë. Penallti është interpretim i gjithsecilit.
This is NEVER a penalty… have some shame pic.twitter.com/QWQnJt1z4Y
— Omar ElBlanco ?? (@omar_elblanco) April 10, 2021
Nëse arbitri nuk ka fërshëllyer, atëherë do të thotë se nuk ka qenë penallti. Koha shtesë? I takon atij të vendosë, kaq. E rëndësishme është ajo që kemi bërë në fushë. Patëm disa raste, pastaj vuajtëm sepse Barça është ekip shumë i mirë.
Mund të jemi të lumtur pas kësaj ndeshje sepse e fituam vetë dhe nuk na e dha arbitri. Tani duhet të pushojmë. Nuk e di sesi do e mbyllim sezonin sepse jemi në limite fizikisht. Por jemi aty dhe do përgatitemi për ndeshjen e së mërkurës (Liverpool)”, u shpreh Zidane. /abcnews.al