VIDEO/ Gol me roveshatë dhe festë me simbolin e shqiponjës, Goxha-James “show”

schedule20:57 - 10 Prill, 2021

schedule 20:57 - 10 Prill, 2021

Gabala ka barazuar 2-2 me Neftci Baku, ndërkohë që në fushën e blertë ishin tre futbollistë me pasaporta shqiptare. Dy prej tyre, James Adeniyi dhe Jurgen Goxha shënuan golat për skuadrën vendase, ndërsa në krahun tjetër titullar ishte Bruno Telushi.

Nigeriani, i cili në Superiore ka spikatur me Laçin dhe Skënderbeun, shënoi një gol me roveshatë, në një lartësi të ulët dhe i ka mahnitur të gjithë. Më pas e priti festa, teksa së bashku me Goxhën bënë shqiponjën me duar.

Mbrojtësi, pjesë e Tiranës dhe Bylisit në elitën e futbollist shqiptar më parë, tregoi edhe njëherë se e ka të mirë raportin me golin, duke shënuar me një goditje më kokë. Gabala e pa vetën në epërsi, por nuk e ruajti dot deri në fund. /abcnews.al