Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se është poseduesi i 2.5 kilogramë heroinë dhe 441 kilogramë kanabis sativa.
Disa ditë më parë, policia ushtroi një kontroll në banesën e Landi Bixhekut. Gjatë operacionit u sekuestruan 441 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë heroinë, një sasi të vogël kokaine, një arkë me 35 granata dhe nje peshore elektronike.
Akuzat që rëndojnë ndaj 47-vjeçarit Bixheku janë “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”./abcnews.al