Jason Duka ka rrëfyer pasionin e tij për sportet ekstreme. Lindur dhe rritur në Jacksonville, Florida, 21 vjeçari ka treguar se babai ka qenë shtysa më e madhe dhe trajneri i tij, pasi është marrë me sportin e gjimnastikës.
Ai ka eksperimentuar me disa sporte, duke nisur nga gjimnastika dhe tashmë është angazhuar në longboard. “Kam bërë shumë lloje sportesh por e preferuara ime është gjimnastika. Pastaj longboard e bëj si një hob”, tha Jason.
Edhe pse ka zgjedhur të studiojë për arkitekturë, 21-vjeçari thotë se dëshiron ta mbajë lidhjen e fortë me sportin. “Longboardi është për dysheza, për shpejtësi ose mund të përdoret dhe për të lëvizur nëpër qytet.”, theksoi ai. /abcnews.al