Frederic Veseli ka gjetur golin e parë sezonal me Salernitanën. Mbrojtësit të kombëtares shqiptare i mjaftuan 14 minuta për të tundur rrjetën kundërshtare në sfidën Entella-Salernitana.
Goditje potente e 28-vjeçarit dardan dhe topi në trekëndësh. Skuadra nga Salerno gjeti edhe golin e dytë tre minuta më vonë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitores.
Salernitana po zhvillon një sezon pozitiv, renditet në vendin e tretë të Serie B dhe po lufton për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian. /abcnews.al