Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me grabitjen e ndodhur në një pikë karburanti në Fushë Krujë. Policia njofton se në pranga janë vënë F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë një sasi parash nga pika e karburantit. Në cilësinë e provës materiale atyre u janë sekuestruar 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.
“Vodhën me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Bie në prangat e Policisë 1 shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.
Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al