Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vetëm në garë, Florentino Perez shpall zyrtarisht kandidaturën për president

schedule11:20 - 10 Prill, 2021

schedule 11:20 - 10 Prill, 2021

Historia e Florentino Perez me Real Madrid nuk ka mbaruar ende. Pasi kërkoi të zhvilloheshin zgjedhje në klub javën e kaluar, presidenti aktual ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij ditën e djeshme.

74-vjeçari pritet të jetë alternativa e vetme në këto zgjedhje dhe do të zgjasë kështu drejtimin e tij 12-vjeçar tek galaktikët.

Të gjitha dokumentet, përfshirë këtu edhe nënshkrimet e anëtarëve të Perez janë paraqitur përmes përfaqësuesit të presidentit, Eduardo Fernandez de Blas.

Pas shpalljes së kandidaturës tashmë ka një periudhë dy ditore për çdo ankesë kundër çdo personi që do të kandidojë.

Pavarësisht zërave se do të ketë edhe kandidatë të tjerë, Perez do të jetë përsëri i vetëm në garë dhe procesi zgjedhor do të mbyllet pa votuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!