Ndërroi jetë 99 vjeç, zbulohen dëshirat e fundit të Princit Philip

schedule21:14 - 9 Prill, 2021

schedule 21:14 - 9 Prill, 2021

Dëshira e fundit e Princit Philip ishte që të vdiste i qetë në shtëpi, në shtratin e tij, raportojnë mediat e huaja, duke shtuar se nuk i pëlqente buja.

Duka, i cili ishte martuar me Mbretëreshën për 73 vjet, ndërroi jetë në Windsor Castle këtë mëngjes. Lajmi u dha nga Pallati Buckingham menjëherë pas mesditës.

Burimet nga oborri mbretëror thonë se vdekja në komoditetet e shtëpisë së tij ishte dëshira e fundit e Princ Philipit. Ata i thanë The New York Post: “Ishte dëshira e madhe e Dukës për të vdekur i qetë në shtëpi”.

“Ne e dinim që kur ai erdhi në shtëpi do të vdiste me këto kushte, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij,” shtuan burimet.

Një tjetër dëshirë e fundit që kishte Princi Philip ishte në lidhje me funeralin e tij. Si bashkëshort i Mbretëreshës,  Princi Philip gëzon të drejtën e një funerali shtetëror.

Por Duka i Edinburgut nuk do të përcillet në këtë mënyrë në banesën e fundit, pasi kjo ka qenë një tjetër dëshirë e tij.

Në vend të kësaj, atij do t’i bëhet një funeral ushtarak, me një shërbim privat të mbajtur në St George’s Chapel në Windsor dhe varrim në Frogmore Gardens.

Princi vdiq dy muaj para se ajo të kishte ditëlindjen e tij të 100-të. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!