Portat 90 minuta pa u prekur, Shqipëria barazon me Bosnje-Hercegovinën

schedule19:17 - 9 Prill, 2021

schedule 19:17 - 9 Prill, 2021

Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar këtë të premte një ndeshje miqësore ndaj Bosnje-Hercegovinës, e luajtur në qytetin e Zenicës. Në këtë transfertë, vajzat tona barazuan me rezultatin 0-0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke dalë disa herë përpara portës kundërshtare, por nuk arritën të kalonin në avantazh.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me të njëjtën grintë nga vajzat kuqezi, por nuk mundën të shënonin. Trajneri Grima e shfrytëzoi këtë miqësore për të aktivizuar pjesën më të madhe të vajzave, për t’i parë në fushën e lojës dhe parë cilësitë e tyre.

Kjo ishte ndeshja e parë e kombëtares së femrave për këtë vit, ndërsa ndeshja e fundit e luajtur ga vajzat kuqezi ka qenë në dhjetorin vitit të kaluar për eliminatoret e Kampionatit Europian.

FORMACIONI I SHQIPËRISË: Viona Rexhepi (Antigona Hyska), Albina Rrahmani, Arbenita Curraj (Ilaria Zarka), Endrina Elezaj (Mikaela Metalla), Sara Maliqi, Mesuare Begallo (Klea Hamonikaj), Vanesa Levenaj (Xhulia Xhindole), Megi Doçi, Luçije Gjini (Valentina Troka), Armela Tukaj, Esmeralda Franja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!