Princi Phillip adhurohej si zot në një ishull të largët në Paqësor. Njerëzit e fshatit Yaohnanen besojnë se mbretërit kanë ardhur nga paraardhësit e tyre shpirtërorë dhe e adhurojnë atë si një zot. Ndjekësit e “Lëvizjes Prince Philip” në ishullin Tanna në Vanuatu besojnë se Princi ishte djali i një perëndie mali.
Ata posedojnë fotografi të Philipit duke iu lutur atij që një ditë “të kthehet për të shëruar Tokën”. Sekti mendohet të jetë krijuar në vitet 1950 ose 1960, por u forcua shumë kur Princi Philip dhe Mbretëresha vizituan Vanuatu në 1974.
Jack Malia nga Fisi Imanourane, tha në një intervistë kohë më parë: “Princi Philip është i rëndësishëm për ne sepse paraardhësit tanë na thanë se një pjesë e zakonit tonë është në Angli. Nëse ai vjen një ditë, njerëzit nuk do të jenë të varfër, nuk do të ketë sëmundje, pa borxhe dhe kopshti do të rritet shumë mirë. /abcnews.al