OBSH: Ka një disbalancë skandaloze në shpërndarjen e vaksinave

schedule17:11 - 9 Prill, 2021

schedule 17:11 - 9 Prill, 2021

“Ekziston një disbalancë skandaloze në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në të gjithë botën dhe shumica e vendeve nuk kanë doza të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e grupeve me rrezik të lartë”. Kështu  tha sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tentros Andanos.

Ai theksoi se në vendet e varfra qytetarët po vaksinohen shumë më pak se në vendet e pasura.

“Mesatarisht në vendet me të ardhura të larta, pothuajse një në katër persona është vaksinuar kundër COVID-19. Në vendet me të ardhura të ulëta, ky raport është një në më shumë se 500,” i tha ai një konference shtypi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!