Ministrat kanë bindur britanikët të bënin gjënë e duhur dhe të vaksinoheshin, pasi sipas të dhënave më të fundit vaksinat kanë shpëtuar 10,400 persona në vend.
Zyrtarët kanë nisur një fushatë për të rikthyer besimin te vaksinat pasi rregullatorët shëndetësore deklaruan që personat nën moshën 30 vjeçare do të kenë mundësinë të zgjedhin se me kë vaksinë do të vaksinohen.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se, ndërsa infektimi me Covid-19 mund ‘të shkatërrojë jetën tuaj’, rreziku i zhvillimit të mpiksjes së gjakut nga vaksina ishte shumë i vogël.
PHE krahasoi numrin e viktimave nga Covid-19 deri në fund të Marsit. Ata vlerësuan se vaksina kishte shpëtuar 9,100 persona mbi 80 vjeç, 1,200 nga mosha 70 deri në 79 vjeç dhe 100 nga mosha 60 deri në 69 vjeç.
Shkenca është e qartë – vaksinat shpëtojnë jetë. Të tre vaksinat e aprovuara në Britani kanë treguar se janë të sigurta dhe efektive.
Shifrat e botuara stregojnë pse është e rëndësishme që njerëzit të marrin dozën e dytë./abcnews.al

