Agjencia Europiane e Barnave tha se ka rivlerësuar të dhënat për mpiksjen e gjakut tek personat që janë vaksinuar me Johnson & Johnson, raporton Bloomberg.
Pas vaksinimit me J&J, 4 persona kanë zhvilluar mpiksje gjaku, një prej të cilave ishte fatale, tha të premten Agjencia Europiane e Barnave. Një nga rastet e mpiksjes së gjakut ndodhi gjatë një prove klinike. Në atë kohë, kompania tha se nuk kishte gjetur prova se vaksina kishte ndikuar në zhvillimin e mpiksjes së gjakut.
Megjithëse vaksina e J & J është aprovuar në BE, shpërndarja e saj nuk do të fillojë deri në fund të këtij muaji. Rikujtojmë se vaksina ka të njëjtën teknologji të ngjashme me AstraZeneca ashtu edhe me Sputnik./abcnews.al