Zyra e Presidencës i reagon Petar Petkoviç për deklaratat lidhur me kishat serbe në Kosovë

schedule14:57 - 9 Prill, 2021

schedule 14:57 - 9 Prill, 2021

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Vela shkruan se zyrtarët e Serbisë po vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese. Sipas tij, këto pretendime të pabaza vetëm i rrisin tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese me pretendime të pabaza, të cilat vetëm rrisin tensionet ndërmjet vendeve tona. #Kosova ka një histori të dëshmuar prej shekujsh të harmonisë ndërfetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore / fetare”, shkruan Vela.

Ndërkohë kujtojmë se Petkovç në fjalën e tij kishte thënë se sulmet në tempujt serbë  ishin si një sinjal për të dëbuar serbët .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!