Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Princi Philip

schedule13:11 - 9 Prill, 2021

schedule 13:11 - 9 Prill, 2021

Bashkëshorti i  Mbretëreshës Elizabeth II, Duka i Edinburgh ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.

Princi Philip kishte prej kohësh probleme me shëndetit, pasi disa javë më parë ai kreu një operacioni të papritur, si pasojë e një infeksioni. Duka i Edinburgh qendroi në spital për 28 ditë, derisa gjendja e tij u normalizua.

Më pas ai u rikthye në Winsdor Castle ku u izolua bashkë me Mbretëreshën për shkak të pandemisë deri në momentet e fundit të jetës.

Princi ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth II dhe të dy kishin marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Philip dhe mbretëresha kanë festuar përvjetorin e 73-të të martesës së tyre në nëntor të vitit 2020-të.

Ndërsa Duka do të mbushte 100 vjet në qershor dhe u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017. Që nga atëherë, ai rrallë është parë në publik.l.k/abcnews.al