1/3 e akullit në Antarktik rrezikon të shembet si pasojë e ngrohjes globale

schedule12:52 - 9 Prill, 2021

schedule 12:52 - 9 Prill, 2021

Më shumë se 1/3 e akullit shkëputur të Antarktikut  rrezikon të shembet në det nëse temperaturat globale arrijnë 4 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, ndërsa ndryshimi i klimës ngroh botën, ka paralajmëruar një studim i ri në Britani nga University of Reading.

Në studimin parashikues, shkencëtarët zbuluan se 34% e sipërfaqes së akullit në Antarktik, thuajse gjysmë milioni kilometra katrorë, mund të destabilizohet nëse kemi rritje të temperaturave të botës, thonë studiuesit.

Nëse këto shtresa akulli shemben të gjitha, gjë që nuk është e garantuar, akullnajat do të derdhen në oqean. Kjo do të sjellë një rritje të nivelit të detit me dhjetëra centimetra, sipas studiuesve./e.b-abcnews.al