A duhet ta bëjmë vaksinën kineze? Doktor Vargu: Pse janë ulur shifrat e të infektuarve në Shqipëri

schedule09:00 - 9 Prill, 2021

schedule 09:00 - 9 Prill, 2021

Doktor Petrit Vargu u shpreh se do ta bënte vaksinën Sinovac, nëse vjen nga Kina dhe jo nga një kompani kineze.

Në një lidhje direkte me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ai e cilësoi një propagandë politike fushatën e vaksinimit, duke thënë se fillimisht ekspertët rekomandonin paracetamol dhe vitamina për të infektuarit me Covid-19. Sipas Vargut, kjo bëhej që fatura e shtetit në raste më të mëdhaja të shkonte më pak.

LEXO EDHE: “Propagandë politike”, doktor Vargu: Çfarë fshihet pas dhënies së vaksinave

“Do ta kisha bërë nëse vjen nga Kina dhe jo nga një kompani kineze. Kur shteti kinez e humb përgjegjësinë, edhe kur shteti im nuk jep certifikatën atëherë nuk do e bëja.

Këtu ka edhe një karakteristikë tjetër se kur dalin këta të ashtuquajturit vaksininës, dolën këta skifterët thanë për pacientët me Covid merr një paratacemol dhe ca vitamina dhe kalon, këtë thanë. Që fatura e shtetit në raste më të mëdhaja të shkonte më pak”.

Më tej, ai foli edhe për ndryshimin e shifrave të të infektuarve, të cilat ditët e fundit janë ulur drastikisht në krahasim me fillimet e pandemisë në vendin tonë.

Vargu tha se me valën e tretë në Shqipëri është kaluar Covid-19. Gjithashtu sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka bërë një ndarje në rajone për të informuar qytetarët, por vetëm ka vendosur masa parandaluese të rrepta.

“E para me valën e tretë e kemi kaluar dhe në Shqipëri nuk ka ligje epidemiologjike. Në Itali për shembull, mbyllin një rajon, hapin një tjetër dhe në këtë mënyrë njerëzit e ndjekin atë se çfarë thotë qeveria. Idea është kjo se me ndarjen në rajone të ndryshme, do ta ndiqnin edhe më shumë atë që qeveria thotë. Po si mund ta dëgjojnë shqiptarët, kur deri dje i thoshin mos dilni te liqeni se ju ngjiten  te këpuca. I nxirrni dhe i dëgjoni, si kosheret e bletës”./abcnews.al