Pedagogia dhe ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni e ftuar në studion e Provokacija mbi përdorimin dhe ndikimin e rrjeteve sociale konfirmoi se në Shqipëri janë të regjistruar zyrtarisht 650 portale, 56 prej të cilave janë të njerëzve të medias, në një kohë kur në Amerikë njerëzit nuk hapin portale, por kanë blogun e tyre.
“650 portale janë jashtëzakonisht shumë, prej të cilave 56 janë të njerëzve të medias, të një gazetari ose njeri të medias. Janë shumë për çfarë duhen?
Çfarë stafesh kanë? çfarë kohe kanë që t’i shërbejnë cilësisht këtij portali? Në Amerikë njerëzit nuk hapin portale kanë blogun e tyre” – theksoi ajo, ndërsa shtoi se ne jemi konsumatorë dhe jo prodhues në rrjetet sociale.
Duke krahasur audiencën në median amerikane me atë shqiptare Gjonaj vëren se ka një ndryshim të madh, pasi atje merren me shkrimin dhe jo autorin, ndërsa e kundërta është në vendin tonë.
“Në Amerikë, ndikimi është më së shumti pozitiv, njerëzit e kanë përqafuar teknologjinë si një sferë moderne. Kam vënë re që reagimet e publikut nuk kanë atë lloj forme si në Shqipëri, kurse në Shqipëri ne merremi nga fillimi në fund me Mustafain psh, pastaj me shkrimin, kurse atje është kundërta. Ata e kanë kulturë pune debatin”– vijoi Gjonaj.
E sapo kthyer nga një program për lidershipin në Arizona State University, Gjoni njoftoi se do të hapë një qendër që do të merret me ndikimin e vërtetë publik, duke i kthyer njerëzit te vlerat dhe parimet ideologjike.
“Me bekimin e Institutit Mekein kam marrë përsipër të kem një qendër që të merret me ndikimin e vërtetë publik dhe dua që vajzat dhe djemtë e rinj që u ofrohen partive për të gjetur vend pune të merren me diçka që ua do shpirti ta bëjnë. Dua t’i bëj njerëzit që mos ndjehen pasivë, dua të rikthej parimet dhe vlerat. Kam target prej 100 personash, vajza e djem që t’u them shko dhe voto ppr atë që voton, por ato 4 vjet mëso, hap sytë, çliro veten, meso dy gjëra dhe se çfarë është idealizmi yt. Modeli që jemi duke ndjekur është më i përhapuri, por jo i duhuri”- theksoi Gjoni.
Gjatë bisedës së sja në Provokacija gjoni tregoi edhe një përvojë emotive që përjetoi gjatë qëndrimit të saj në Arizona State University, kur mendoi se shkolla e saj e gazetarisë ishte kot.
“Kur shkova në studion e lajmeve të studentëve në Arizona State University kam qarë 20 vjet pasi mbarova shkollën, se kuptova që shkolla ime e gazetarisë këtu ka qenë kot dhe që kisha punuar shumë vite dhe më erdhi gjynah që ne kishim 4 vite gazetari, një klasë të vetme dhe lëndët e tjera dueht t’u merrnim leje degëve të tjera, ndërkohë që studentët në Arizona kishin edicionin e tyre të lajmeve, kush bënte montazhin dhe ishte jetë e vërtetë dhe ishte një eksperiencë e përkryer”– theksoi ajo.
Gjoni foli edhe për debatet në komisionet parlamentare, ku në Amerikë askush nuk mund të shkonte i papërgatitur për materialin dhe qëndrimin që do të mbante, në ndryshim nga deputetë tanë, ku si pasojë e papërgatitjes së tyre ofendojnë dhe bëjnë shoë.
“Jo si në komisionet parlamentare, sepse janë të papërgatitur, të paedukatë, sepse nuk lexojne materialin që kanë për të shqyrtuar dhe bëjnë shoë, kurse atje materiali duhet lexuar sipas rregullave dhe duhet të çosh mendimin për materialin e lexuar, edhe kur s’ke asnjë mendim”.