Kush është “Leshko” që Rama sulmon Metën, ish-drejtori i Aviacionit Civil që u shoqërua në polici

schedule22:33 - 8 Prill, 2021

schedule 22:33 - 8 Prill, 2021

Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, u shoqërua këtë mbrëmje në Drejtorinë Vendore të Policisë. Mësohet se shoqërimi i tij ka ardhur për shkak të situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët ndërprenë punën e tyre dhe kjo solli pezullimin e fluturimeve për shumë orë.

Ai është një ndër pesë të shoqëruarit dhe do të merret në pyetje për atë që ndodhi. Petrit Sulaj ka ushtruar postin e drejtorit të AlbControl gjatë periudhës kur Ilir Meta ishte në qeveri me Sali Berishën.

Sulaj është lakuar së fundmi edhe nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ka akuzuar presidentin Meta për ngërçin që u krijua në kullën e vrojtimit.

Kryeministri i është referuar Sulajt si “Leshko” pseudonim me të cilin e njohin miqtë. Kreu i qeverisë akuzoi dje drejtpërdrejt presidentin duke i thënë se “fsheh dorën me Leshkon”.

Gjithashtu, edhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC duke akuzuar sërish kreun e shtetit, Rama tha: “Përçapja që bën Ilir Meta me kontrollorët, se cfarë pune ka që i pret, se çka mes tij dhe kontrollorëve një leshko, leshko, pastaj Saliu dhe Meta e tha vetë; ishte vetë-shpallja e tij si njeriu…Nuk do i shiste aq kollaj, bëri një shitje dhe blerje që rezultoi as shitje as blerje”. g.v/abcnews.al