Ardhja e pranverës ktheu vëmendjen tek ngjyrat e gjalla, kombinimet e verës dhe pjesët e freskëta, si rezultat i të cilave lëmë mënjanë për pak kohë sendet me ngjyrë të errët të dimrit dhe së bashku me to, çizmet luftarake.Por ndërsa pranvera ka ardhur, po përjetojmë disa temperatura të ngjashme me dimrin.
Ndërsa moti na inspiron për këpucë pranverore, stili i rrugës “insiston” që çizmet të vishen në mënyrë të përsosur dhe në këto ditë të kësaj stine. Përsa kohë që keni imagjinatë dhe mundësitë janë me dhjetëra – nga veshjet elegante, te xhaketat dhe sigurisht fundet dhe pantallonat e shkurtra të thurura.
Ndër personazhet e njohur, që eksperimenton shumë me çizmet gjatë këtij sezoni është dhe Vittoria Ceretti. Vogue ka renditur disa paraqitje në stilin e rrugës me çizme luftarake për t’i (ri) integruar këpucët passe-partout në veshjet e sezonit.
/abcnews.al