Tajfuni Damrey godet Vietnamin duke shkaktuar 27 viktima dhe 22 të zhdukur

schedule15:14 - 5 Nëntor, 2017

schedule 15:14 - 5 Nëntor, 2017

Vietnami është goditur nga tajfuni i fuqishëm Damrey i cili ka shkaktuar 27 viktima dhe 22 të zhdukur. Më shumë se 600 banesa janë shkatërruar dhe 40 mijë të tjera janë dëmtuar.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të tajfunit Damrei në Vietnam i cili gjithashtu ka shkaktuar dhe shumë dëme materiale. Mes të zhdukurve janë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit të anijeve që janë mbytur një ditë më parë. 74 marinarë të tjerë u shpëtuan. Më shumë se 600 banesa u shkatërruan dhe rreth 40 mijë të tjera u dëmtuan.

Tajfuni ka shkatërruar çatitë e 25 mijë ndërtesave, 112 mjete lundirmi janë mbytur, dhe zonat e kultivuara me oriz numërojnë dëme të shumta materiale. Autoritetet vendore konfirmuan se në zona të ndryshme është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe me dhjetëra fluturime janë anuluar.

Më shumë se 35 mijë banorë të fshatrave janë në rrezik evakuuimi në rajone që ende nuk janë goditur nga moti i keq sipas të dhënave të mbrojtjes civile. Në tetor fenomene të tjera natyrale goditën vendin duke shkaktuar 75 viktima dhe 28 u shpallën të zhdukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!