Trajtim i suksesshëm i defektit të lindur “Vrimë në zemër” me teknika mininvazive në Spitalin Hygeia

schedule16:02 - 8 Prill, 2021

schedule 16:02 - 8 Prill, 2021

“Vrima në zemër” është një defekt i lindur në të cilën muri i zemrës që ndan 2 atriumet (dhomat e vogla të zemrës) nuk është plotësisht i mbyllur.
I tillë ishte edhe rasti i pacientit 30 vjeçar, i cili ishte diagnostikuar më parë me këtë patologji, patologji kjo që shoqërohet me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës (aritmi). Pacienti ju nënshtrua ndërhyrjes mininvazive me kateter që realizohet me anë të një shpimi të vogël që bëhet në venën femorale të këmbës ku edhe kalohet një kateter që shkon deri në zemër, aty ku ndodhet edhe defekti, duke realizuar kështu mbylljen e saj me anë të një aparature të posaçme në formë çadre.
Ndërhyrja u realizua me sukses kjo sajë profesionalizimit të dr.Maksim Llambro dhe ekipit të mjekëve kardiologë profesionistë dhe me eksperiencë të Spitalit Hygeia, duke vendosur një standart të ri në zgjidhjen e kësaj patologjie.
Ndryshe nga alternativa që i ishte parashtruar pacientit për zgjidhjen e problemit në rrugë kirurgjikale (të hapur), në Spitalin Hygeia kjo patologji trajtohet në mënyrë të suksesshme me proçedurën mini-invazive e cila zgjat më pak se 1 (një) orë dhe ndërkohë koha e rekuperimit të pacientit është shumë e shkurtër.
Teknologjia mjekësore moderne dhe teknikat kirurgjikale bashkëkohore të aplikuara nga stafi i mjekëve kardiologë intervencionues të Spitalit Hygeia bëjnë të mundur diagnostikimin dhe trajtimin e çdo problemi kadiak në kushte komode dhe rezultate tejet optimale për pacientët.

Kontaktoni: 04 23 90 000

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!