Shkatërrohet baza e prostitucionit, në pranga 3 persona

schedule14:42 - 25 Shtator, 2018

schedule 14:42 - 25 Shtator, 2018

Zbulohet nga policia një bazë prostitucioni në Tiranë, pas disa muajsh hetime. Operacioni policor i koduar “Extra Service” ku çuan në pranga 3 administratorë qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim.

Ambientet e qendrave të masazhit që administronin të prangosurat, ishin kthyer në dispozicion për të ushtruar prostitucion në orët e vona. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Uniformat blu sekuestruan s materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet i jashtëligjshëm. Ky nuk është rasti i parë i shfrytëzimit të ambienteve  për prostitucion nga polcia e Tiranës.

Edhe në të kaluarën kanë përfunduar në pranga shumë vajza të reja të cilat kishin rënë viktimi këtij aktiviteti të jashtëligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!