Kriza në Rinas, Ministria e Transportit: Në negociata me vendet e BE-së për të zëvendësuar kontrollorët

schedule10:41 - 8 Prill, 2021

schedule 10:41 - 8 Prill, 2021

Ministria e Transportit njofton për ABC se janë duke u bërë negociata për të zëvendësuar kontrollorët e trafikut ajror që kanë braktisur vendin e punës. Negociatat po bëhen me vende të Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit.

Komiteti i Emergjencave Civile ka dhënë miratimin për zëvendësimin e kontrollorëve. Aprovimi nga Komiteti i Emergjencave Civile shkurton procedurat e zëvendësimit të tyre.

Ndërkohë, për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuar a për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në 14:00. Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00.

Pasi kontrollorët shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar,  fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan, më tej edhe fluturimi në hapësirën ajrore shqiptare. sb/abcnews.al/