Kryeministrja e Zelandës së Re bashkë me foshnjën në OKB

schedule19:08 - 25 Shtator, 2018

schedule 19:08 - 25 Shtator, 2018

Jacinda Ardern ka hyrë në histori duke u bërë liderja e parë botërore që merr me vete foshnjen e saj në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fëmijës i është bërë akreditimi me titullin: “Bebja e parë e Zelandës së Re”.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi në mbrëmjen solemne në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u paraqit bashkë me foshnjen e saj tre muajshe Neve Te Aroha. Në prag të sesionit të rregullt të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, u mbajt Samiti i Paqes, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së ish liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Vëmendjen më të madhe në mbrëmjen në fjalë, e tërhoqi shefja e qeverisë së Zelandës së Re, Ardern, e cila gjatë gjithë kohës, mbante në duar beben tre muajshe.

E përditshmja “Herald“, shkruan se bashkëshorti i kryeministres, Clarke Gayford, i pranishëm në mbrëmjen, publikoi në Twitter akreditimin me të cilin bebes i është lejuar prania në event. Akreditimi ka qenë i titulluar “Bebja e Parë e Zelandës së Re”.
“Për fat të keq, nuk munda t’i fotografoj fytyrat e befasuara të anëtarëve të delegacionit japonez kur hynë në dhomën ku po bënin ndërrimin e pampersit”, shkroi Gayford. Kryeministrja Ardem, pritet t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 27 shtator dhe nuk do të ishte aspak surprizë nëse sërish shfaqet në shoqërinë e “bebes së parë të Zelandës së Re”. Pas ish kryeministres së Pakistanit, Benazir Bhutto, Arden është kryeministrja e dytë që lind gjatë mandatit qeverisës. Ndërsa është liderja e parë që shkon në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bashkë me foshnjen./abcnews.al