Blic: Vuçiç mund ta zvarrisë për disa vite marrëveshjen me Kosovën

schedule16:14 - 25 Shtator, 2018

schedule 16:14 - 25 Shtator, 2018

Sipas mediave serbe, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë i kanë thënë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se mund të zvarrisë dhe për disa vite të tjera marrëveshjen me Kosovën. Kjo për arsye se një zgjidhje e mundshme mes dy palëve as nuk duket në horizont.

Presidentit serb Vuçiç i kanë thënë se mund të zvarrisë zgjidhjen me Kosovën. Sipas të përditshmes serbe Blic, duket se një zgjidhje mes dy vendeve nuk do të gjendet as këtë vit, por as në vitin 2019, pavarësisht dëshirës së komunitetit ndërkombëtar. Blic thekson se ka konfirmuar nga burime diplomatike se presioni nga vendet europiane për zgjidhjen përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës po zbehet. Burimi diplomatik në Bruksel, ndër të tjera ka thënë për të përditshmen e Beogradit se Gjermania dhe Franca e kanë kuptuar se zgjidhja përfundimtare për çështjen e Kosovës as nuk duket në horizont. Për këtë arsye është marrë vendimi që të mos këmbëngulet më në gjetjen e një zgjidhjeje për momentin ky mesazh iu ëshët dhënë dhe zyrtarëve të lartë serbë, dhe sipas Blic, presidentit të Serbisë Vuçiç i është thënë në takime të ndryshme se mund të zvarrisë çështjen e Kosoëvs dhe për disa vjet të tjera.

Arsyeja për këtë sipas medias serbe është se Prishtina nuk pranon të bëjë asnjë lloj kompromisi në një kohë që Serbia dhe presidenti i saj janë të vendosur të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet një kompromisi. Gjithësesi vullneti vetëm i njërës palë nuk është i mjaftueshëm. Në të njëjtën kohë, vijon më tej artikulli, problem tjetër është se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk ka mbështetjen e duhur politike në vend, ndërsa Vuçiç e ka. Dhe për këtë arsye Thaçi nuk guxon të ndërmarrë një zgjidhje konkrete përveç të flasë shpesh për ndryshim kufijsh. Por kreu i shtetit kosovar gjatë gjithë kohës refuzon krijimin e asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, përfundoi para se të niste pasi Vuçiç refuzoi të takohet me Thaçin. Në një kohë që sipas Blic janë disa nga vendet më të fuqishme që kanë nisur të ndërrojnë qëndrimin e tyre ndaj Prishtinës. Duke pritur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë një presion përfundimtar në përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, një gjë që gjithqësesi nuk ka ndodhur

Blic thekson se administrate e presidentit amerikan tramp, ka zbutur qëndrimin ndaj Beogradit Brenda javëve të fundit. Nga deklarata: Marrëveshja është bërë, Kosova është një shtet i pavarur; ka kaluar në frazën: Uashingtoni nuk do të ndërhyjë në proces, do të mbështesë çdo marrëveshje për të cilat është rënë dakord nga të dyja palët. Shtuar këtu dhe qëndrimin e qartë të Rusisë e cila shprehet se do të mbështesë çdo zgjidhje që bie dakord Beogradi./abcnews.al