Ju ka ndodhur të përpiqeni me minuta të tëra të zgjidhni kufjet e ngatërruara në çantë? Tashmë, në treg mund të gjenden lehtësisht kufjet Bluetooth, gjë që padyshim na kanë ndihmuar. Por, e keni menduar ndonjëherë t’i shihni kufjet pjesë e modës?
Po, e lexove mirë. “Vathët” e kufjeve janë trendi më i ri që padyshim do të bëjë namin. Kompania e bizhuterive Misho, donte të mbërrinte tek publiku me një aksesor shumë pionier dhe të veçantë. Vathët Misho Pebble Pod kushtojnë afërsisht 135 euro dhe po bëjnë namin.
Ka shumë të famshëm që i kanë provuar, mes tyre motrat Jenner, Kendall dhe Kylie por dhe shumë të tjerë. Në të njëjtën kohë, dizajnerja e famshme Delfina Delettrez projektoi vathët e saj të ëndrrave, të cilëve iu dha edhe emrin e saj. Vathët zanorë që krijoi kapin vlerën e rreth 850 eurove. /abcnews.al