Sa shumë urrehen mes tyre shqiptarët dhe serbët?

schedule14:12 - 25 Shtator, 2018

schedule 14:12 - 25 Shtator, 2018

Serbët urrejnë më shumë kroatët, ndërsa shqiptarët serbët. Është ky një nga përfundimet e sondazhit të organizuar në Serbi me temën se sa shumë urrehen serbët dhe shqiptarët mes tyre.

Sa shumë urrehen mes tyre serbët dhe shqiptarët?

Është kjo tema e sondazhit të kryer në Serbi nga i cili del se të paktën dy të tretat, pra 68 për qind e shqiptarëve kanë një mendim negativ për serbët, në krahasim me kombet e tjera në rajon. Në të njëjtën kohë një të tretat e serbëve, 33 për qind e tyre, mendojnë negativisht për shqiptarët. Sondazhi është kryer nga kompania serbe Faktor Plus.

Sondazhi është monitoruar nga agjencia serbe e lajmeve dhe përfshin një mijë persona në Serbi, jo në Kosovë dhe një mijë të tjerë në Shqipëri. Shqiptarët janë të dytët në listën e serbëve, të cilët kanë një mendim negativ më të theksuar ndaj kroatëve, 45 për qind e tyre i urren. Ndërsa kur flitet për mendime pozitive rreth kombeve në rajon, serbët pëlqejnë më shumë grekët, më pas malazezët dhe maqedonasit. Ndërsa shqiptarët zgjedhin fillimisht italianët, më pas grekët dhe malazezët.

Sondazhi është pjesë e një projekti të jashtëm me titullin “Serbët dhe Shqiptarët – në cilën rrugë do të ecin”, që agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka organizuar me agjencinë shqiptare të lajmeve ATSH, me mbështetjen e ambasadës norvegjeze në Beograd./abcnews.al