Belgjika ndalon vaksinën AstraZeneca për personat nën 55 vjeç për një muaj

schedule21:00 - 7 Prill, 2021

schedule 21:00 - 7 Prill, 2021

Belgjika do të japë vaksinën AstraZeneca vetëm për personat mbi 55 vjeç për një muaj.

Autoritetet shëndetësore të vendit kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarët nën moshën 55 vjeç  vuri në dukje në media Ministri Federal i Shëndetësisë Frank Vadenbrucke.

“Kjo ndryshon shumë pak në fushatën aktuale të vaksinimit, e cila do të vazhdojë pa u ndalur, ” i tha ai VRT News, duke theksuar se “për momentin ne jemi duke u përqëndruar tek njerëzit mbi 65 vjeç dhe njerëzit me sëmundje të caktuara. Ata gjithashtu janë kryesisht të moshuar “.

Komiteti i sigurisë dhe farmakovigjilencës i Agjencisë Evropiane të Barnave (PRAC – EMA) arriti në përfundimin se mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta duhet të raportohen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës AstraZeneca tani emri Vaxzevria, duke theksuar se përfitimet e vaksinës janë më shumë se rreziqet e mundshme. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!