Një motor picash është përplasur pasditen e kësaj të mërkurë nga një automjet në Tiranë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur para universitetit Politeknik në Tiranë, ku nga fotot e siguruara shikohen pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin nëse ka të lënduar nga ky aksident./abcnews.al



