Si motrat dhe vëllezërit ndikojnë mirë në shëndetin tuaj

schedule14:04 - 7 Prill, 2021

schedule 14:04 - 7 Prill, 2021

Një ditë, vëllezërit dhe motrat janë të mrekullueshëm, ditë tjetër janë një makth i vërtetë. Ta mund të jenë kaq të paparashikueshëm, megjithëse i duam të gjithë njësoj. Sado që të tingëllojë befasuese, vëllezërit dhe motrat mund të përmirësojnë shëndetin tuaj. Kështu që mendoni dy herë para se t’i thoni vëllait ose motrës t’ju lërë vetëm. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë si motrat dhe vëllezërit ndikojnë mirë në shëndetin tuaj.

1. Ato përmirësojnë sistemin tuaj imunitar

Marrëdhëniet e shëndetshme me vëllezërit dhe motrat rrisin aftësinë tuaj për të luftuar viruset, madje edhe pa simptoma. Hormonet e stresit, katekolaminat dhe glukokortikoidet, në veçanti, kanë një ndikim negativ në sistemin tuaj imunitar kur jeni i sëmurë. Sa më të larta të jenë nivelet e stresit, aq më keq ndiheni. Për fat të mirë, nëse keni lidhje të forta shoqërore me vëllezërit e motrat ose miqtë tuaj, ju mund të kontrolloni nivelin e stresit, i cili mund t’ju ndihmojë të kapërceni një sëmundje shumë më shpejt.

2. Përqafimi i të dashurve tuaj mund të parandalojë sëmundjet e zemrës

Ju mund ta mbani nën kontroll presionin e gjakut duke u përqafuar rregullisht. Nëse nuk ndiheni mirë, në vend që të merrni ilaçe përqafoni motrën ose vëllain tuaj. Një praktikë e tillë ul presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. 20 sekonda përqafim mund t’ju ndihmojë të shmangni sulmet në zemër, informon abcnews.al.

3. Ju ndihmojnë të përballoni depresionin

Ne shpesh u drejtohemi prindërve tanë kur kemi probleme. Sidoqoftë vëllai/motra juaj ju ofrojnë diçka që prindërit s’munden. Ju shpreheni më shumë me vëllezërit dhe motrat tuaja, dhe gjeni zgjidhje më të mundshme së bashku. Nivelet e kortizolit zvogëlohen kur keni dikë me të cilin flisni.

4. Ata ju zgjasin jetën

Njerëzit me lidhje të dobëta sociale kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët sesa njerëzit që kanë lidhje të ngushta. Kjo mund të jetë sepse më i afërti dhe më i dashuri juaj ju inkurajon të kujdeseni për veten tuaj. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme kur sëmureni. Vëllezërit dhe motrat tuaj kujdesen për ju dhe ju kërkojnë të mos dorëzoheni sepse kanë nevojë për ju./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!