Mbrëmjen e kësaj të marte një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët e zjarrit në Elbasan.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, dhe për shkak të shpejtësisë së përhapjes rrezikohet dhe një shtyllë e tensionit të mesëm që ndodhet aty pranë.
Ndër të tjera mësohet se për shkak të terrenit zjarrfikësja e ka të pamundur ndërhyrjen për të ndihmuar në shuarjen e flakëve./abcnews.al

