Superylli i muzikës pop, Rihanna tregoi mbështetjen për komunitetin aziatiko-amerikan duke marrë pjesë në një tubim të dielën në New York. Këngëtarja shmangu tërheqjen e vëmendjes duke mbuluar fytyrën me një maskë të zezë, një kapele dhe syze dielli të mëdha.
Ajo mori pjesë në tubim me asistenten e saj, Tina Truong. Por këngëtarja u përball me një situatë të pazakontë kur një protestues nuk e njohu. Qytetari donte t’i bënte tag në një fotografi dhe iu afrua duke i kërkuar emrin e profilit në Instagram.
Rihanna giving her Instagram handle to protesters at the #StopAsianHate march in NYC. pic.twitter.com/3g4uG7PPs3
— Rihanna News (@TeamOfRihanna) April 5, 2021
Kur këngëtarja shkroi emrin në Instagram, protestuesi u kthye duke e pyetur “Ti je kjo?”. Këngëtarja shpërtheu në të qeshura, dhe ky moment është bërë viral në rrjete sociale. /abcnews.al