U21/ Laçi i merr kreun Bylisit, Kastrioti thyen Tiranën! Turbina “poker” Shënkollit

schedule15:19 - 6 Prill, 2021

schedule 15:19 - 6 Prill, 2021

Laçi ka marrë kreun e klasifikimit në kampionatin e 21-vjeçarëve, pasi ka mposhtur Bylisin që ishte i pari me përmbysje. Kurbinasit triumfuan me rezultatin 2-1 dhe për momentin janë na majë, por ballshiotët kanë një ndeshje më pak dhe mund ta rikthehen të parët.

Dueli i sotëm është vendosur nga Redon Xhixha, i cili iu kundërpërgjigj Ujkës që ndëshkoi në fillim të pjesës së dytë ish-ekipin e tij. Sulmuesi i Laçit u përgjigj shpejt dhe vendosi baraspeshën, kurse në minutat shtesë realizoi golin e fitores me penallti.

Sfidë interesante ishte ajo që u zhvillua mes Kastriotit dhe Tiranës, që u mbyll me triumfin e krutanëve me rezultatin 1-0. Klejdi Daci shënoi që në fillim dhe goli i tij mbeti në fuqi deri në fund të takimit.

Barazim u mbyll Teuta-Kukësi, me rezultatin 2-2. Dy herë skuadra verilindore kaloi në epërsi, fillimisht me Ballën dhe më pas me Hallaçin, por durrsakët reaguan me Zogajn e Kapllanin, lojtarë që aktivizohen edhe me ekipin e parë të “Djemve të Detit”.

Shënkolli-Turbina ishte ndeshje me më shumë gola, që u mbyll me shifrat 1-4. Cërrikasit realizuan dy herë në pjesën e parë dhe protagonist ishte Latifi me dy gola të shënuar. Metaj dhe Luis Pedro realizuan edhe dy të tjerë, kurse për lezhjanët golin e nderit e shënoi Djala. /abcnews.al

Kategoria Superiore U21 – JAVA 19

Shënkolli-Turbina 1-4
Shënues:
Djala 71’ / Latifi 8’, 60’, Metaj 31’, Luis Pedro 69’
Teuta-Kukësi 2-2
Shënues:
Zogaj 67’, Kapllani 83’ / Balla 66’, Hallacci 74’
Laçi-Bylis 2-1
Shënues:
Xhixha 53’, (pen.) 94’ / Ujka 47’
Kastrioti-Tirana 1-0
Shënues:
Daci 8’

 

Klasifikimi