Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA Matthev Palmer do të zhvillojë një “vizitë virtuale” me krerët e politikës në vendin tonë.
Lajmi është dhënë nga Ambasada amerikane në Tiranë ku shkruan se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Mattheë Palmer, do të zhvillojë këtë të martë një “vizitë virtuale” në Shqipëri ku pritet të bisedojë me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada. E.L/abcnews.al/