Piers Morgan ka dhënë intervistën e tij të parë për drejtuesin e Fox, Tucker Clalson, pas dorëheqjes nga emisioni Good Morning Britain, pas një grindje rreth komenteve që ai bëri në lidhje me intervistën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey.
“Ende nuk i besoj ato që kanë thënë, në veçanti ato që tha Meghan Markle. 17 pretendime të ndryshme janë provuar të jenë ose të vërteta ose shumë të ekzagjeruara. Unë nuk e besoj Meghan Markle, e kam të pamundur.”, ka dhënë ai.
Personaliteti i zhurmshëm televiziv gjithashtu sulmoi dukeshën e Sussex për akuzat e saj në intervistën me Oprah, dhe i kërkoi asaj të fliste me emra.
Morgan gjithashtu i tha Carlson se i ishte kërkuar të qëndronte në anën Markle, “dhe nëse nuk i besoni ato që ajo ka thënë, atëherë jeni një racist”./abcnews.al