Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi në Shkodër tronditi kryeqendrën e veriut, pasi mbi makinën e tij u zbrazën 132 fishekë kallashnikovi.
Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se deri ne atentatin e djeshëm, Bardhok Pllanaj, nuk ruhej, nuk mbante eskortë dhe nuk qarkullonte me mjet të blinduar. Hoxha tregon edhe një episod të largimit të tij nga arresti shtëpiak.
“Per here te fundit, Bardhok Pllanaj, u arrestua me 29 tetor 2019, në qytetin e Lushnjes, ndersa udhëtonte drejt Vlores. Bashke me te udhetonin dhe dy personazhe mjaft te njohur ne Shkoder, me inicialet, M.I. dhe B.C. Viktima e atentatit te djeshem, ne fakt duhej të ishte ne banesen e tij në Shkodër, për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata, “me arrest shtepiak”, por ai u arrestua 230 kilometra larg.
Ne komunikaten e policise se Shkodres te asaj dite thuhej: “Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.
Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”….Deri ne atentatin e djeshem, Bardhok Pllanaj, nuk ruhej, nuk mbante eskorte, dhe nuk qarkullonte me mjet te blinduar….” shkruan ai.
ABC publikoi pamjet ekskluzive të momentit kur Pllanaj qëllohet me breshëri teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në rrugën Shkodër-Koplik./ db/Abcnews.al