Një tjetër gropë është krijuar në zonën e Dhrovjanit në afërsi të ish-minierës së Kripës. Kjo është gropa e dytë që hapet, shumë pranë të parës, që u vetëkrijua gjatë muajit mars të këtij viti.
Gropa në fjalë është rreth 10 metra, ndërsa është shumë pranë gropës së parë. Ajo që vihet re është se në fund të gropës ka ujë ndërsa thellësia e saj është e konsiderueshme.
Hapja e kësaj grope të dytë, tregon se fenomeni i fundosjes së tokës po vijon në këtë zonë dhe mund të ketë formim të tjera gropash. /abcnews.al/