Real Madrid luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe të forta të sezonit. “Los Blancos” presin në Madrid, Liverpoolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Para kësaj beteje ka folur trajneri i kampionëve të Spanjës, Zinedin Zidane, që u shpreh se skuadrën e tij e kanë nënvlerësuar para kësaj sfide.
“E dimë se mund të zgjasë më shumë se 180 minuta, por ne do përqendrohemi fillimisht te ndeshja e djeshme. Nuk shohim më tej. Kemi folur shumë për Hazard. Ai duhet të jetë i qetë. E rëndësishme është të shërohet. Le t’i bëjë gjërat me kujdes dhe të shohim çfarë do të ndodhë.
Racizmi në ndeshjen Valencia-Cadiz? Zero tolerancë. Dje nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur. Do luftojmë për çdo gjë që kemi në dorë, nuk heqim dorë nga asgjë. Mendoj se skuadra ime është nënvlerësuar para ndeshjes me Liverpool. I besoj shumë ekipit tim dhe e di se çfarë mund të japë. Gjithsesi ne nuk mund ta ndryshojmë këtë.
Dëmtimet më shqetësojnë sumë, por shpresoj t’i kem të gjithë para fillimit të sezonit. Klopp është trajner i shkëlqyer. Është trajner prej kohësh dhe ka përvojë të madhe. Të gjithë kanë mënyrët e tyre të punës. Shikoja trajnerët gjatë kursit tim dhe të gjithë ishin të ndryshëm.
Mungesat e Liverpool? Kanë lojtarë shumë të mirë, që mund t’i zëvendësojnë të tjerët, që mungojnë. Janë ekip i kompletuar, tre sulmuesit janë shumë të mirë. Luajnë si ekip dhe nuk kanë pika referimi. Finalja e vitit 2018? Nuk mendojmë për të kaluarën. Për ta është një ndeshje ndryshe dhe për ne gjithashtu”, u shpreh Zidane. /abcnews.al