Mëmësia kërkon sakrifica dhe Katy Perry sapo e tregoi këtë gjë

schedule14:12 - 5 Prill, 2021

schedule 14:12 - 5 Prill, 2021

Katy Perry ka dhënë një pasqyrim të vogël nga jeta e saj pasi u bë nënë për herë të parë. Në episodin e së dielës të “American Idol”, këngëtarja zbuloi diçka shumë personale që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, koment të cilin e bëri ndërsa përgëzonte konkurrenten Cassandra Coleman për performancën mbresëlënëse.

“Zëri juaj është një përvojë shpirtërore. Me pak fjalë është engjëllor. Dhe si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë dhe kam hequr dorë nga depilimi. Por kur ti këndove, qimet në këmbë m’u ngritën përpjetë. Më është rrëqethur gjithë trupi. Ishe e mrekullueshme”, u shpreh Katy.

Për të vërtetuar fjalët e saj, anëtarëve të tjerë të jurisë i kërkuan këngëtares të tregonte këmbët. “Ka vërtetë qime në këmbë. Faleminderit për raportin mjeko-ligjor”, u shpreh me shaka Luke Bryan. Këngëtarja e “Fireworks” shkroi në twitter për të adresuar momentin viral. /abcnews.al

Katy Perry dhe Orlando Bloom në Tetor 2018

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!