Gjetjet e një studimi të fundit tregojnë se prija e lëngut të panxharit promovon një përzierje të shëndetshme të baktereve të gojës që shoqërohen me funksion të shëndetshëm të trurit dhe enëve të gjakut. Panxhari, dhe ushqime të tjera si marulet, spinaqi dhe selinoja, janë të pasura me nitrat inorganik dhe shumë baktere orale luajnë rol në shndërrimin e nitratit në oksid nitrik, i cili ndihmon në rregullimin e enëve të gjakut dhe transportimin neurotik (mesazhe kimike në tru).
Njerëzit e moshuar kanë tendencë të kenë një prodhim më të ulët të oksidit nitrik, dhe kjo shoqërohet me shëndet të dobët të enëve të gjakut dhe njohje të dobët.
Në studim, morën pjesë 26 të moshuar në dy periudha plotësuese 10 ditore; një periudhë me lëng panxhari të pasur me nitrat dhe një tjetër me lëng placebo pa nitrate, të cilat ata e pinin dy herë në ditë.
Rezultatet treguan nivele më të larta të baktereve të shoqëruara me shëndet të mirë vaskular dhe njohës, dhe nivele më të ulëta të baktereve të lidhura me sëmundje dhe inflamacion.
Presioni sistolik i gjakut ra mesatarisht me pesë pikë (mmHg) pasi kishin pirë lëngun e panxharit./e.b-abcnews.al