Peleshi: Të rinjtë nuk shkojnë në degët bujqësore

schedule13:16 - 24 Shtator, 2018

schedule 13:16 - 24 Shtator, 2018

Për të rinjtë më e rëndësishme është një teserë partie se të përzgjedhin një degë bujqësore në arsimin profesional. Është ky shqetësimi i Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi që ngriti në seancën plenare të së enjtes.

Bujqësia është në rrezik nga indiferenca e të rinjve. Alarmin e ka dhënë vetë ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Ngre alarmin që të rinjtë nuk shkojnë këto degët bujqsore. Edhe nëse shkojnë marrin thjeshtë një diplomë fiktive. Të rinjtë kanë idenë që rëndësi ka që të keshë një teserë partie”.

Ministri Peleshi kërkon ndihmën e deputetëve për të shtuar në fshat të ardhurat për agroturizmin.

“T’i japim mundësi fermerëvë që të shesin produktet e tyre me çmime më të mira. Kërkoj mbështetjen e këtij ligji. Kërkoj aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë. Po krijojmë agjensitë veterinare dhe ato acesionit të fermerëve. Kjo sepse këto institucione i kemi futur në një çorodi insitucionale. Kemi nevojë për kapacitete”.

Nga foltorja e parlamentit Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, tha se për t’i dhënë këshillimin e nevojshëm fermerevë, TVSH do të ketë një kanal të posatshëm për fermerët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!