Kjo që shikoni në foton e mësipërme dyshohet të jetë makina e autorëve që ekzekutuan mbrëmjen e djeshme Bardhok Pllanaj në fshatin Dobraç i Ri të qytetit verior të Shkodrës.
Makina është tip “volkswagen pasat”, ndërsa sipas policisë rezulton se ka qenë me targa italiane.
Lexo edhe: Autorët “derdhën” 132 plumba ndaj “Kumbarit”, e qëlluan në lëvizje për 300 metra
Në këtë makinë dyshohet se kanë qenë tre autorë të cilën kanë kryer ekzekutimin e 46-vjeçarit, Pllanaj. Një person ka qenë në timonin e makinës, ndërsa dy të tjerë të pajisur me kallashnikov kanë qëlluar në drejtim të objektivit duke e lënë të vdekur në vend.
Makina në fjalë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të krimit, ndërsa brenda saj janë gjetur edhe mbetjet e dy kallashnikovëve që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit të rëndë. E.L/abcnews.al/