Vlashent Sata solli pak ditë më parë këngën më të re me titull “Frymë”. Për këtë projekt, ai foli ditën e sotme në studion e “Abc-së së mëngjesit” ku tregoi se kënga që flet për të atin e ndjerë, është një nga më domethënëset që ka publikuar. Ai tha se “ky është i vetmi projekt që përfaqëson kaq mirë muzikën time”.
“Nuk nxjerr këngë shumë shpesh dhe kjo është më e vështira që kam nxjerrë, qoftë nga koha, nga ajo çfarë kam shkruar dhe do të doja të mos shkruaja këngë të tilla. Është projekti më i bukur që kam përjetuar. Është bërë midis Shqipërisë, Francës dhe Zvicrës dhe videoja është diçka shumë ndoshta pothuajse fare e konsumuar në trevat tona.”, tha ai.
Duke u ndalur tek raporti me të atin e ndjerë, Vlashenti tregoi dhe pengun më të madh që i ka mbetur në jetë. “Raporti me babin, më tepër se i veçantë do të thoja unë. E ka stimuluar shumë më tepër mungesa ime, fakti që nuk kam jetuar 19 vjet në Shqipëri me të, dhe e dyta babi ka qenë njeriu më i veçantë përpos faktit që e kam patur prind.
Ajo që të ngel peng, është që çfarëdo lloj eksperience që kam fituar duke jetuar jashtë, është që nuk e rikuperon kohën që nuk kam kaluar me të dy prindërit.“, tha Vlashenti. Më tej, kantautori zbuloi më tepër detaje nga përgatitjet e Za Fest 5. /abcnews.al