Marka e njohur ‘LG Electronics’ ka njoftuar sot se do të ndalojë së prodhuari celularë. Gjiganti elektronik i Koresë së Jugut tha se 6 vitet e fundit kompania ka pasur vetëm humbje nga smartphone-t, pavarësisht inovacioneve që kishte sjellë.
LG ende renditet si marka e tretë më e popullarizuar në Amerikën e Veriut, pas Apple dhe Samsung, por në tregjet e tjera ka pasur rënie. Bosët e markës thanë se tregu është bërë shumë konkurrues prandaj po tërhiqen për t’u përqendruar në sektorë të tjerë.
“Vendimi strategjik i LG për të dalë nga sektori i telefonit celular tepër konkurrues do t’i lejojë kompanisë të përqendrojë burimet në fushat e rritjes si komponentët e automjeteve elektronike, shtëpitë smart, robotë dhe tek inteligjenca artificiale”, tha kompania në një deklaratë./e.b-abcnews.al