Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksinimi po ecën me ritme të ngadalta, mjekja shqiptare në Gjermani: Jemi larg arritjes së qëllimit

schedule08:56 - 5 Prill, 2021

schedule 08:56 - 5 Prill, 2021

Aurora Meta Dollenberg foli për situatën e pandemisë në Gjermani. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja shqiptare u shpreh se vaksinimi po ecën me ritme të ngadalta duke shtuar se Gjermania ndodhet shumë larg qëllimit për të arritur imunizimin e tufës në verë.

“Është me ritme të ngadalta, ky është problemi kryesor. Kishim parashikuar që verën të mund të flisnim për një imunizim të tufës. Duke qenë se kemi vetëm 12 përqind të popullatës që kanë marrë dozën e parë dhe 5 përqind të dyja dozat, jemi shumë larg qëllimit.”, u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se Gjermania po kalon valën e tretë ndërsa shtoi se priten të merren masa shtesë për faktin se vaksinimi nuk ka mundur të bllokojë rritjen e rasteve.”Numri i shtretërve në reaminacion janë në rritje këto ditët e fundit. Ky lockdown që Merkel e donte më të fortë, por presioni politik e detyroi të hiqte këtë vendim, përsëri kemi një rritje në fundjavën e Pashkëve, gjë që ka çuar në numrin e pacientëve që kanë përfunduar në kujdesin intensiv.

Lockdown i zbutur po jep efektet e para anësore. Kjo valë e tretë po kalohet gradualisht sa akoma nuk po ndjejmë pikun e saj, frika që sidomos si pasojë e mutacionit të ri, 7 herë më infektues se varianti origjinal, të rrisë në total kaq shumë numrat saqë dhe vaksinimi nuk është se arrin ta bllokojë në kohë.

Është një pikë centrale për sistemin shëndetësor këtu prandaj dhe disa lloje masash në lidhje me shkollat, gjimnazet. po parashikohet dhe këto provimet e maturave, prezenca në shkollë në disa lande të gjitha këto do të anulohen përsëri sepse është një rrezik shumë i lartë që nuk po e kontrollojmë as me vaksinimin, as me masat mbrojtëse.”, u shpreh Dollenberg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!